Bonuçi: Shoh cilësi në ekip, na mungon vetëm guximi!

0

Leonardo Bonuçi është kthyer të luajë pas dy ndeshjeve pezullim. Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, pas ndeshjes AEK-Milan, tha: “Me AEK-un ishin dy ndeshje të çuditshme, na linin një kundër një. Në këto raste duhet më shumë personalitet nga ana e individit. Eshtë një pikë e mirë, do të mendojmë që të fitojmë dy ndeshjet e tjera dhe në kampionat”. Skualifikimi, sakaq, një tjetër temë: “Kam punuar, kisha nevojë që të hiqja prizën, jam i kënaqur nga paraqitja ime dhe dua të përmirësohem edhemë shumë, sepse ka ende shumë për të dhënë për këtë Milan”. Sa i përket momentit negativ: “Këtë verë u krijua shumë entuziazëm, në fushë zbresim ne. Duhet të jemi të përqendruar dhe të japim më të mirën. Skuadra? Shoh shumë cilësi, na mungon thjesht ajo grimcë guximi për të hedhur hapin e madh”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image