Bonuçi “sheik”, arrihet marrëveshja

0

Leonardo Bonuçi është tashmë shumë pranë transferimit nga Milani te PSG. Mbrojtësi kuqezi, sipas Sportmediaset, ka arritur marrëveshjen me klubin francez.

Tani duhet gjetur marrëveshja mes klubeve: të hënën kampionët e Francës do të paraqiten me një ofertë zyrtare prej 35 milionë eurosh për Milanin.

Dje trajneri Xhenaro Gatuzo la të kuptohej se largimi është në dorë të Bonuçit (“Ne e duam këtu, por ai dëshiron të fitojë dhe është gjithçka në dorë të tij”. Vetë Bonuçi, shumë nervoz, iu përgjigj ashpër një tifozi që i kërkoi të qëndronte te Milani (“E di unë ç’duhet të bëj, nuk do ma thuash ti”.

Vetëm një ndërhyrje e fortë nga pronarët e rinj të Milanit mund të ndalë gjithçka, por mbetet fakt që Milani duhet të shesë një emër të rëndësishëm për të blerë sulmues. Donaruma duket se do të qëndrojë, ndërsa për Suson nuk ka asnjë ofertë reale.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.