Bonuçi preket: I madhi Asto, aty Lart do të luash me buzëqeshje!

0

Edhe Leonardo Bonuçi ka dashur të japë mesazhin e tij pas hidhërimit që ka pushtuar futbollin dhe sportin në përgjithësi, pasi Davide Astori u nda nga jeta tragjikisht, për një atak kardiak, teksa ishte në gjumë dhe në grumbullimin e ndeshjes Udineze-Fiorentina. Kapiteni i Milanit, që e ka pasur kundërshtar dhe shok ekipi te Italia, shkroi në faqen e tij në Instagram:

“Mirupafshim i madhi Asto,

Ishte kështu mënyra se si të thërrisja kur takoheshim, për një ndeshje që na shihte kundërshtarë apo në grumbullim me Kombëtaren. Një buzëqeshje dhe një përqafim nga ato të vërtetët, një person i drejtë, i ndershëm dhe i thjeshtë.

Sa herë kemi qeshur, bërë shaka, gëzuar bashkë. Sa herë kemi bërë thashetheme dhe biseda në tavolinë të ulur bashkë, apo në korridoret e Koverçianos që të çojnë në dhoma, ose në fushë.

“Hajde Leo, hiqe topin ashtu si di ti” ishte ajo që më përsërisje çdo stërvitje gjatë taktikës. Me atë buzëqeshje që nuk mbaronte kurrë dhe që më bënte të kuptoja se sa mirësi kishte brenda teje.

U largove të luash aty lart dhe e di që do ta bësh me një buzëqeshje të madhe. Ajo që të ka dalluar gjithmonë.

Je i madh miku im.

Do mungosh.

Leo.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.