Bonuçi nervozohet me tifozin, Gatuzo: Të presim, varet prej tij

Milani ka kaluar pengesën UEFA dhe është kthyer në Europa League, ndërsa Leonardo Bonuçi në Twitter shfryu dufin: “Na kthyen atë që fituam në fushë”.

Megjithatë, e ardhmja e Bonuçit te Milani nuk është aspak e qartë dhe duke gjykuar nga zhvillimet e sotme, transferimi te PSG duket punë ditësh.

Kjo për faktin se trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo ka komentuar me disa fraza domethënëse situatën në të cilët ndodhet kapiteni i skuadrës së tij Leonardo Bonuçi, i cili duket se kërkon të shkojë në Francë. Fill mbas fitores në testin e parë përgatitor, tekniku i kuqezinjve i është përgjigjur pyetje të gazetarëve në lidhje me këtë situatë delikate të lojtarit të tij.

“Leo është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Një profesionist i vërtetë që ka dhënë gjithçka në fushën e lojës dhe unë shpresoj që ai të vazhdoj të kontribojë për Milanin. Megjithatë, unë i dëgjoj dhe kërkesat e lojtarëve dhe kam për detyrë t’i respektoj në çfarëdo lloj rasti.”

“Ai dëshiron të fitojë, po kështu duam dhe ne. Askujt nuk i pëlqen që të humbasë. Gjëja më e rëndësishme për mua në këtë situatë është se ai po tregohet një profesionist i vërtetë. Duam që ai të qëndrojë deri në fund, por varet edhe nga vendimi i tij, duhet respektuar dëshira e lojtarëve. Kam folur me të, klubi ka folur me të, le të presim”.

BONUÇI – Vetë kapiteni kuqezi është nervoz, shumë nervoz. Gjatë miqësores së sotme një tifoz iu drejtua “Qëndro me ne, kapiten!”, por përgjigja e Bonuçit ishte shumë e ftohtë, “E di unë çfarë duhet të bëj, nuk duhet të ma thuash ti”. Shenjë se mbrojtësi nuk është i qetë dhe diçka nuk shkon: dëshiron aj të largohet, apo Milani po i bën presion pasi i duhet ta shesë patjetër?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *