Bonuçi: Morëm atë që meritonim

Leonardo Bonuçi u transferua një edicion më parë nga Juventusi te Milani. Qendërmbrojtësi mori dhe shiritin e kapitenit, duke u bërë kështu në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve.

Gjithsesi, lajmi se Milani rrezikonte përjashtimin nga Europa kishte ngritur dyshime se lojtari në fjalë mund të largohej, megjithatë tani situata ka ndryshuar. Pak orë më parë u bë me dije se CAS e ka hedhur poshtë vendimin e parë dhe Milani do të lajnë në Europa League këtë edicion.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Bonuçit, që përmes një postimi në “tweter” ka deklaruar se është i lumtur për faktin s klubi i tij mori atë çka kishte arritur me meritë të plotë në fushën e blertë” Morëm atë që kishim fituar në fushë”, ishte postim i shkurtër i italianit. Një sinjal i pastër ky se aventura e tij në Milano mund të mos jetë në fund, edhe pse është lakuar shumë se PSG po e tundon për ta ribashkuar me Bufonin në Francë. Pavarësisht kësaj duhet të presim, pasi Bonuçi është ende kapiteni i Milanit dhe duhet të sillet si i tillë.


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *