Bonuçi: Duam të jemi dominues, synojmë finalen e Championsit

Juventusi ka hedhur kandidaturën e saj këtë edicion në Champions. Zonja e Vjetër ka bërë gjithçka mirë deri më tani dhe e sheh veten në vendin e parë në grupin e saj me 9 pikë, pasi ka mundur Valencian, Jang Bojsin dhe së fundmi dhe Mançester Junajtin në Angli.

Bardhezinjtë i janë afruar shumë në vitet e fundit triumfit në Ligën e Kampioneve, por lavdia u ka munguar. Leonardo Bonuçi ka folur pas suksesit në “Old Trafford”, duke e theksuar se skuadra e tij ka synim që të jetë dominuese në arenën ndërkombëtare dhe se deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Në anën tjetër, mbrojtësi ka treguar se objektivi i  tyre është arritja e finales. Normalisht që tifozët e Juves do donin më shumë që Bonuçi të kërkonte fitimin  trofeut sesa arritjen deri në finale, paçka se me shumë gjasa ideja e Leos ajo ka qenë.

“Ne duam që të dominojmë në Champions. Deri më tani, kur janë luajtur gjysmat e ndeshjeve në grupe e kemi arritur diçka të tillë me sukses. Fitorja me Mançester Junajtid ishte e merituar. Si unë ashtu dhe skuadra duam që të arrijmë deri në finale, e dimë se është e vështirë, por kam besim se ne do ia arrijmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *