Bonifejs, dështimi me “D” të madhe!

0

Ndonjëherë, zhurma s’do të thotë se ke të drejtë. Ndonjëherë, mund edhe të biesh pre e emocioneve dhe më pas të kuptosh se ke gabuar dhe shumë madje. Sepse, nëse nuk logjikon qetë dhe me fakte, atëherë rrezikon edhe të rrëshqasësh. Partizani që luftonte për titull, në janar, hapi thesin dhe investoi duke fuqizuar vetëm sulmin. Duke fuqizuar, por deri më tani janë 0 golat apo asistent e ardhur nga ata që duhet të rrisin cilësisht skuadrën e kuqe. E ndërsa Cetkovic, të paktën, po përpiqet, dikush tjetër nuk dihet se pse ka ardhur në kryeqytet… Dhe, nëse një lojtar dështon edhe në kampionatin kosovar (me gjithë respektin), një pikëpyetje të madhe ka.

Në janar u përfol aq shumë duke i  ngjasuar situatës Real-Barcelona për Nejmarin. E gjitha për një lojtar, Bonifejs, i  cili i shte nën kontroll nga Skënderbeu, që preferoi të mos e afronte në radhët e kampionëve në merkaton e dimrit. Partizani e nxori përpara shtypit si një trofe, që kishte arritur të fitonte ndaj Skënderbeut, në merkato.

Korçarët u përgjigjën me një lojtar thuajse drejt perëndimit të karrierës, Ogunxhimi… Por, ajo është një tjetër histori. Dhe, nëse dikush ka parë futboll, të paktën 1 ose 2 vjet, e kupton më së miri se Bonifejs, i  lindur në Nigeri, është një lojtar që edhe në Kategorinë e Parë do ta kishte të vështirë të shënonte…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here