Boniek zemëron juventinët me një batutë kundër Davids

0

Zbigniev Boniek ka luajtur për 3 vite, nga 1982 deri në 1985, te Juventusi, duke fituar disa trofe e duke qenë vendimtar, pasi shënoi gola të rëndësishëm në disa finale europiane dhe fitoi 11-metërshin që Platini e shënoi në finalen tragjikë në Hejsel.

Megjithatë, në vitin 1985 Boniek iku te Roma dhe që atëherë duket se nuk i ka dalë inati me Juventusin.

Një arsye më shumë që ka tërbuar polakun është vendosja e një ylli në emër të tij në “Juventus Stadium”, por që më vonë u hoq dhe iu caktua holandezit Edgar Davids.

Kjo gjë i ka mbetur peng Boniekut, i cili sot krijoi rrëmujë me dy postime në Tëitter.

Në një statut, ai shkruajti me ironi: “Miqtë e mi juventinë e dinë kush është person me pushtet. Më telefonojnë për bileta të finales së Ligës së Kampioneve në Kardif, nuk e paskeni numrin e Edgarit, yllit tuaj fitues?”.

Reagime të ashpra nga tifozët e Juves dhe një tifoze i shkruan: “100 herë më mirë Edgar!”.

Nuk vonoi reagimi i polakut: “E vërtetë, sidomos me shampon dopuese”, duke hedhur sërish hije dyshimi mbi Davids dhe dopingun, ashtu si kishte bërë para 3 vitesh.

Një frazë e rëndë, që ka bërë bujë në Itali dhe ka zemëruar jashtë mase tifozët e Juventusit, qëu kanë hequr vizë një prej yjeve të së shkuarës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image