“Bomba” te Luftëtari, Milinkoviç e Nora kërkojnë dorëheqjen

0

Çudi te Luftëtari: trajneri Mlladen Milinkoviç dhe shefi i klubit Gentian Nora paraqitin dorëheqjen. Pas përfundimit të ndeshjes kundër Flamurtarit, ose më saktë rreth një orë pas saj, shefi i klubi9t Nora ka shpërndarë një njoftim për mediat, ku ka njoftuar largimin së bashku me trajnerin. Largim përfundimtar, apo provokim? Të shohim ditët e ardhshme…

“U bë dhjetë ndeshje që ndikohet në rezultat dhe nuk kemi ç’llogari t’i kërkojmë skuadrës, çfarë llogarie t’i kërkoj Beqirit që ishte gati të jepte jetën në Pogradec, ç’ti them Olti Rapës që i fshiva gjakun me bluzë për të ngjitur Luftëtarin në Superiore. Ç’e dua këtë Superiore? Ç’tu them 5 mijë tifozëve që na ndjekin çdo ndeshje. Sot pashë trajnerin të qajë, Bregun, Beqirin, Ruçin, Liçajn, të gjithë me lot në sy. Pashë djalin e presidentit ta shtyjnë tifozë nëpër shkallë pasi u doli para të mos qëllojnë arbitrin. Nuk është kjo ndeshje por 10 të tilla. Hoqa dorë nga një karrierë për të ndjekur një ëndërr, kemi sakrifikuar jetën për të pasur mundësi të shfaqim aftësinë dhe nuk na u lejua. Për këtë arsye jap dorëheqjen dhe së bashku me mua edhe trajneri. Ia kemi paraqitur presidentit dorëheqjen dhe po largohemi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image