“Bomba” nga Spanja, Reali do Murinjon

Për mirë apo për keq nuk ka rëndësi, Zhoze Murinjo është gjithnjë personazh fantastik për mediat, që raportojnë çdo ditë rreth trajnerit portugez, herë për batutat e tij dhe herë për të ardhmen.

Prej javësh po flitet për një largim të mundshëm nga Mançester Junajtid dhe sot e përditshmja ‘El País’ në Spanjë ka dalë me një lajm të bujshëm, sepse shkruan se Reali i Madridit kërkon të rikthejë në drejtim Murinjon.

Me Julen Lopetegin gjithçka po ecën keq dhe duhet evituar katastrofa sa nuk është vone, sepse në këtë moment 4 pikë nga kreu janë pak, por një humbje në El Clasico në fundjavë do ishte tepër e rëndë.

Reali dëshiron një “lider me autoritet” dhe ka kontaktuar Murinjon, shkruan gazeta spanjolle, që këmbëngul se drejtori sportiv Hoze Angel Sançez ka biseduar me trajnerin portugez.

Murinjo ka kontratë deri në 2021 me Junajtid dhe nuk pranon të japë dorëheqjen, sa për krenari, ashtu edhe për aktin se nuk dëshiron të heqë dorë nga milionat e pagës, sepse nëse pushohet nga puna merr deri në 30 milionë euro.

Interesant është fakti se El Pais shkruan se Reali e kërkoi Murinjon edhe në sezonin 2015/16, para se të zgjidhte Zidan. Nëse Murinjo largohet nga Junajtid, Reali i ofron kontratë deri në 2021, me 10-12 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *