Bomba nga Argjentina: Ikardi nuk rinovon me Interin! Agjentja sqaron çështjen

Çështja e rinovimit të Mauro Ikardit me Interin ka ngecur. Kapitenit i skadon kontrata me klubin zikaltër në vitin 2021, ndërsa palët janë larg sa i përket rrogës së re. Argjentinasi kërkon të paktën 8 milionë euro në sezon, ndërsa Interi ofron deri në 6.5 të tilla.

Marrëveshja nuk po arrihet dhe Uanda Nara, gruaja dhe agjentja e sulmuesit, ka folur për këtë situatë. “TycSports” raportoi e para faktin që Ikardi nuk do të rinovojë me Interin dhe diçka e tillë përkthehet si largim nga ekipi.

Nara ka folur për “AS”, duke thumbuar Interin. Rinovimi nuk përjashtohet, por për momentin është shumë larg. Tre janë klubet kryesore që interesohen për 25-vjeçarin: Real Madrid, Çelsi dhe Juventusi, ndërsa agjentja e goleadori zbulon se klubi milanez nuk ka paraqitur asnjë ofertë bindëse për rinovimin e kontratës.

“Rinovimi i Ikardit me Interin është shumë larg. Ka shumë klube interesante të interesuara për Mauron dhe jemi shumë larg arritjes së marrëveshjes. Shifrat e rinovimit që përfliten në Itali nuk janë të vërteta dhe nuk ka ardhur akoma një propozim i kënaqshëm nga ana e Interit. Ne nuk e mohojmë faktin që mund të arrijmë një rinovim me Interin, por jemi shumë larg. Nuk ka kuptim rinovimi me të njëjtën rrogë që fiton Mauro tani, pasi besojmë se ai i përket një nivelit të lartë”, përfundon Uanda Nara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *