Bomba nga Anglia: “Raiola e di se Pogba duhet të largohet”

0

E ardhmja e Pol Pogba tek Mançester Junajtid sa vjen e duket më e shkurtër. Kampioni i Botës megjithëse ka bërë një sezon mjaft të mirë mund të largohet këtë verë. Mesfushorin nuk e emocionon më ideja e të luajturit me Junajtid. Ai duket se e ka zbrazur atë që ka dashur të japë në “Old Trafford”.

Dështimi i Junajtid për të luajtur në Champions League është një tjetër fakt, që e drejton 26-vjeçarin tek largimi. Të pasurit një agjent si Mino Raiola, transferimi në një klub tjetër nuk shihet aspak si problem. Nëse Pogba ka dëshirë të largohet, agjenti italian është gati të përfitojë. Reali i Madridit është destinacioni më i mundshëm ifrancezit. Zidan e pëlqen shumë bashkëkombasin e tij. Edhe Juventus mbetet një alternative potenciale.

Mido, ish-futbollisti dhe trajneri egjiptian ka folur rreth situatës së Pogba. Ai shprehet se Pogba do të largohet dhe Mino Raiola me siguri po sheh për një ekip, ku ta akomodojë. Mido e ka pasur për 10 vite si agjent Raiolën dhe duke e njohur mjaft mirë, shprehet se është i sigurt se ai do e transferojë ne një klub tjetër yllin e mesfushës.

“Agjenti i Pogbasë është Mino Raiola. Kam bashkëpunuar me të për 10 vite. Ai e di se çfarë bën, më besoni. Raiola e di se është koha e duhur që Pogba të largohet. Mino po sheh për një klub të ri për të. Polin nuk e shoh te Junajtid në sezonin e ardhshëm. Zidan e pëlqen shumë atë. E njeh personalitetin e tij dhe do të kuptoheshin shumë mirë”, përfundoi Mido.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.