BOMBA/ Milani po përgatit superofertën për Milinkoviç-Saviç, detajet!

0

Milani i ri është thuajse gati… Sonte në mbrëmje ka mbërritur edhe Bakajoko nga Çelsi, teksa Milani do të paguajë 5 mln euro për huazimin dhe 40 mln euro të tjera në total nëse do të donte ta blinte mesfushorin e Çelsit. E teksa ish-mesfushori i Monakos nesër do të kryejë vizitat mjekësore, duket se Leonardo po përgatit ndoshta goditjet e fundit, edhe pse mundësitë për të arritur të kompletojë këto operacione janë shumë pakta.

Kështu, duke renditur operacionet, si transferimi i Bonuçit te Juventusit dhe ardhja e Higuainit dhe Kaldarës në Milano, te kuqezinjtë, pasi është dërguar Lokateli te Sasuolo, Kaliniç dhe Andre Silva në Spanjë, Antoneli ka shkuar te Empoli dhe Montolivo është thuajse i larguar, ashtu si edhe Borini, që nuk ka bindur më dhe mund të krijojë një plusvlerë të mundshme.

Së fundmi, priten vetëm përgjigjja e Bakës pasi Leonardo ka arritur marrëveshjen me Sporting Lisbonën për të dërguar kolumbianin në huazim 1 vjeçar me të drejtë blerje në Portugali.

Të premten e ardhshme do të mbyllet merkato, por drejtori i përgjithshëm kuqezi, bashkë me Maldinin, janë duke punuar pambarimisht, ditë dhe natë për një ëndërr: Milinkoviç-Saviç.

Kështu, sipas medieve italiane, oferta zyrtare për Lotiton është thuajse duke mbërritur…  Sipas “Calciomercato”, në tavolinën e Lacios do të “shtrohet” kjo formulë: 40 mln euro tani si huazim me të drejtë blerje 70 mln euro.

Një ëndërr thuajse e parealizueshme, por Milani do të provojë. Dhe, për të bindur Lacion, Leonardo mund të fusë në marrëveshje Borinin, por edhe ndonjë lojtar tjetër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.