Bomba e Suarezit, Grizman te Barcelona!

Antuan Grizman te Barcelona, tashmë nuk është më thjesht një spekulim mediatik. Nëse mediat spanjolle janë për t’u besuar, sulmuesi francez e ka mbyllur marrëveshjen me klubin katalanas dhe burimi i lajmit është as më shumë e as me pak por një lojtar i Barcelonës, Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian ka folur për një radio në vendlindje dhe me apo pa dashje, e ka bërë fakt të kryer transferimin e Grizmanit në Katalunjë, me francezin që kushton 100 milionë euro, nëse nuk rinovon.

“Jemi krenarë që te Barcelona duan të vijnë lojtarët më të mirë, si Antuan Grizman, apo si ata që kanë ardhur muajt e shkuar, si Dembele e Kutinjo”.

Pikërisht për Grizmanin deklaratat e Suarezit janë të bujshme: “Ai luan në nivele të larta prej vitesh, është lideri i sulmit tek Atletiko dhe është i mirëpritur në Barcelonë. Nuk vjen për t’i marrë vendin ndokujt, por vjen për te fituar trofe me skuadrën më të mirë në botë”.

Po Nejmari pse iku? “Më erdhi shumë keq, sepse në jemi miq, përveçse ishim kolegë në re njëjtën skuadër. Ai u mendua gjatë dhe bëri zgjedhjen e vet, që nuk u ndikua nga paratë, por nga objektivat që mund të arrijë të PSG”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *