Bomba e NBA: Kawhi Leonard transferohet në Los Anxheles

0

Sezoni i fundit në NBA prodhoi një surprizë gjigante, Toronto Raptors kampion për herë të parë në histori. Protagonist absolut i skuadrës kanadeze ishte Kawhi Leonard, i cili brenda një sezoni transformoi basketbollin në Toronto dhe tashmë ka dalë i lirë në treg.

Jo për shumë kohë, sepse sot ka ardhur bomba: Leonard firmos për Los Angeles Clippers.

Njeriu i Finaleve, i jashtëzakonshëm me 26.6 pikë mesatarisht për ndeshje dhe më një nivel loje të jashtëzakonshëm, hedh një hap të ri në karrierën e vet dhe premton titullin në Los Anxheles, përballë LeBron James.

Bashkë me Kawhi në Los Anxheles shkon edhe Paul George, i cili lë Oklahoman, ku zhvilloi një sezon fenomenal.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.