Bomba e merkatos, Ronaldinjo pranë rikthimit pas 4 vitesh!

0

Një lajm i pabesueshëm po qarkullon në media dhe ka lidhje me Ronaldinjon. Braziliani i famshëm e mbylli karrierën në vitin 2015 dhe Fluminense ishte klubi i fundit me të cilin luajti.

Rreth katër vite ka që nuk luan, por Dinjo mund t’i rikthehet futbollit! “L-Argument” raporton se maltezët e Birkirkara po negociojnë me 39-vjeçarin dhe janë pranë marrëveshjes finale.

Katër herë kampionët e Maltës po insistojnë për t’i mbushur mendjen brazilianit për t’iu rikthyer fushave të blerta. Negociatat janë në rrugën e mbarë dhe shumë shpejt mund të kemi mundësinë për të shijuar përsëri magjitë e Dinjos, pavarësisht se në një kampionat modest.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.