Bomba e merkatos, “Ikardi shkon te Reali në verë”

Mauro Ikardi është një ndër sulmuesit më të fortë në botë në këtë moment dhe po tërheq Interin me golat e tij, por gjithçka që shndrit tërheq edhe milionerët si Real Madridi. Klubi madrilen kërkon një sulmues niveli dhe të ri në moshë, ndaj Ikardi është profili ideal, për të larguar Karim Benzemanë, tashmë “mish i huaj” në Madrid.

Ish-sulmuesi i njohur italian Daniele Masaro, duke folur për “Premium Sport” në Sportmediaset, lëshon bombën e merkatos, që tremb tifozët e Interit: “Që në nëntor po u them se Ikardi do të shkojë te Reali në verë, në vend të Benzemasë”.

Interi mund të vendosë një çmim të çmendur, por nëse Ikardi kërkon largimin, zor se do të arrijë ta mbajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *