Bomba e merkatos, Grizman çon Mbapen drejt Madridit?

0

Ditën e djeshme, prestigjiozja spanjolle “Sport” raportonte se Antuan Gruzman po e mendon seriozisht një kalim në Paris, për t’u bashkuar me PSG-në.

Fillimisht u mendua për një spekulim bosh, por së fundmi duket se gjithçka po merr formë dhe detaje të reja kanë dalë në skenë. Sipas mediave spanjolle, Grizman te Parisi duket më shumë se një ide dhe një kalim i kampionit të Botës në kryeqytetin francez do të hapte rrugë për një tjetër transferim të bujshëm.

Bëhet fjalë për Kilian Mbape, i cili mund të lërë Parisin për të kaluar te Reali i Madridit. Francezi prej kohësh ka shfaqur shenja largimi dhe gjithmonë ka treguar se ëndrra e tij ka qenë Reali. Tashmë, gjithçka duket më shumë se një hipotezë…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.