“Bomba” e Maradonës: Për Argjentinën do kthehesha falas

Argjentina u eliminua nga Kupa e Botës që në turin e dytë, ndërsa në qendër të vëmendjes në Rusi ishte edhe Diego Maradona, i cili në tribunë ishte një spektakël i vërtetë për gazetarët.

El Pibe de Oro vazhdon të lëshojë deklarata të forta, edhe tani që është eliminuar kombëtarja e tij: “Kujtojnë se jam i kënaqur, por më dhemb zemra. Do doja që Zoti të më jepte forcën të kthehesha në fushë, vitet dhe jeta kalojnë për të gjithë dhe kam 57 vite mbi shpatulla, duke parë Argjentinën të mundet nga një ekip që mund besoj se është një ndër më të mirët e këtij Botërori. Më bën të ndihem shumë keq fakti që ndërtuam gjithçka me shumë sforcime dhe e shkatërruam me shumë lehtësi”.

Përveç kësaj, në programin e tij “De la Mano del Diez” në Telesur, Maradona i përgjigjet pyetjes nëse do kthehej në kombëtare për të dhënë kontributin e vet, në rast të ndonjë ftese: “Po, do e bëja falas. Nuk do kërkoja asgjë në këmbim”.

Nga ana tjetër, Diego tashmë sheh Brazilin si kandidat të madh për titull: “Pashë një Brazil shumë solid që po ecën drejt titullit, Tite po bën një punë të shkëlqyer. Meksika tentoi të përsëriste ndeshjen kundër Gjermanisë dhe dha gjithçka në fushë, nuk ke çfarë i kërkon më shumë se kaq”.

Edhe një mesazh për Nejmarin: “Duhet t’i thonë vetëm kaq: ‘Ti na bën të qash ose të qeshësh’. Sepse kur e shkeli meksikani ishte për të qarë, ndërsa kur vrapon ishte për të qeshur. Ç’është kjo histori? Ose është karton për meksikanin, ose është simulim i Nejmarit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *