Bomba e Maradonës: Më kritikojnë dhe drogohen me mua!

0

Diego Armando Maradona mbetet gjithmonë një personazh karizmatik, nga ata që e dashuron, ose urren. 57-vjeçari argjentinas, i cili po drejton ekipin e Sinaloa Dorados në divizionin e dytë të kampionatit meksikan, ka reaguar ashpër kundrejt kritikëve, të cilët e akuzojnë për përdorimin e drogës.

Maradona ka shpërthyer në një prononcim për “Infobae”, duke sulmuar ashpër ata, të cilët nga njëra anë marrin drogë si ai dhe nga ana tjetër sillen si të pafajshëm dhe shenjtorë.

Ka nga ata, të cilët më kritikojnë, por më pas vijnë e drogohen bashkë me mua. Ka nga ata, të cilët pretendojnë të jenë shenjtorë dhe pastaj përdorin drogëra të cilësisë së lartë. Ju garantoj që është kështu, sepse jam droguar me shumicën prej tyre. Disa justifikojnë varësinë e fëmijëve të tyre dhe flas për fëmijë deputetësh, drejtues të kompanive të mëdha dhe flasin për shembullin që unë ofroj. Për një gjë jam i sigurtë, koha është xhentëlmene dhe do më japë të drejtë”, përfundon legjenda argjentinase.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.