Bomba e Junajtid, ikën kampioni i botës?

Ronaldo te Juventus ka bërë bujë, por merkato e kësaj vere pritet që të ketë të tjera goditje të rëndësishme dhe bardhezinjtë pritet që të jenë sërish protagonistë me një rikthim të bujshëm. Fjalë ka pasur prej kohësh, por tanimë gjërat po bëhen serioze dhe po marrin kuptim.

Nga Anglia vjen lajmi se Çelsi ka pranuar ofertën prej 75 milionë eurosh të Mançester Junajtid dhe pritet që mesfushori brazilian Uillian të marrë rrugën drejt skuadrës së drejtuar nga Zhoz Murinjo. Pogba do të jetë ai që do të largohet dhe marrëdhënia me portugezin nuk ka qenë më e mira gjatë sezonit të fundit. Rikthimi në Torino tashmë po bëhet gjithnjë e më i realizueshëm.

Sipas “Daily Mail”, Mino Rajola po punon për transferimin e francezit te bardhezinjtë, por që të kryhet kjo lëvizje duhet që të shiten dy lojtarë të tjerë, Daniele Rugani është në listën e shitjeve dhe Çelsi është nga klubet që interesohet për shërbimet e mesfushorit italian. Veç tij edhe Miralem Pjaniç është në listën e dëshirave të teknikut Sarri. Shitja e këtyre dy lojtarëve do krijonte hapësirat në fushë dhe financat e nevojshme për këtë operacion merkatoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *