Bolt vijon spektaklin, tani bashkohet me klubin norvegjez

Është njeriu më i shpejtë në botë dhe duket se edhe ekipet e futbollit i ndërron me shpejtësinë e erës. Bëhet fjalë për Usain Bolt, atletin e famshëm xhamajkan, i cili ëndërron të bëhet futbollist, por ndërkohë dhuron spektakël mediatik, duke kaluar nga një vend në tjetrin e duke u stërvitur me ekipe të ndryshme.

Këtë javë Bolt ka nisur stërvitjen në Norvegji, te Stromsgodseti, klub i Eliteserien, që natyrisht e ka mirëpritur, pasi është e qartë që mediatikisht është një nder i madh që i bëhet.

Bolt është stërvitur edhe me afrikano-jugorët e Mamelodit dhe me Borusia Dortmundin, ndëra tani për një javë do të stërvitet ne Norvegji, ku do të luajë edhe ndonjë ndeshje stërvitore. Sa për futboll profesionist, do mbetet ëndërr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *