Bolt: Do jem gjithnjë “mbreti” i atletikës

0

Mbreti është sërish ai. Usain Bolt edhe pse me vuajtje, është sërish njeriu më i shpejtë në botë, duke mbrojtur medaljen e artë në 100 metra në finalen e zhvilluar dje në Pekin.
Një medalje që vlen më shumë se të tjerat, pasi tashmë Bolt është kthyer në legjendë. Pas muajsh pa gara dhe të mbushura me dëmtime, atleti xhamajkan arrin sërish të triumfojë, duke mposhtur rivalët e tij e veçanërisht Justin Gatlin, që dje i futi disi frikën.

“Ka qenë një sezon shumë i gjatë, shumë dëmtime kanë ndikuar në formën time muajt e fundit. Doja me çdo kusht të isha i shpejtë. Më vjen mirë që sërish këtu, në këtë stadium, arrita të triumfoj, ashtu si 7 vite më parë”,deklaroi Usain Bolt në konferencën për shtyp pas garës.

“Për sa kohë do të garoj, dua të jem numri 1. Për këtë arsye, çdo ditë jap maksimumim tim në pistë, në garë dhe stërvitje”, deklaroi atleti xhamajkan, që ka fituar 3 të arta në kampionatet botërore në 100 metra. /Telegrafi/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.