Boldorin “e zhveshin” pas derbit, Kalari i kërkon llogari Melos për besimin e tepruar

Menjëherë pas derbit të përfunduar mes Partizanit dhe Tiranës, e mbyllur në shifrat 1-2, “Sport Ekspres” ju sjell edhe panoramën nga ana e të kuqëve. Sigurisht që nëse të bardheblutë kishte vend për festë dhe lot gëzimi, nga ana tjetër, dëshpërimi mbizotëronte tek rivalët. Por tifozët e Partizanit i kanë duartrokitur futbollistët për gjithçka kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve në ndeshjet direkte ndaj Tiranës.

Një prej tifozëve ka hyrë në fushë me përfundimin e ndeshjes, duke i marrë Boldorit fanellën dhe tutat sportive. Thuajse “i zhveshur”, mbrojtësi ka përfunduar me të mbathurat dhe kostumin sportiv. Ndërkohë Kalari kishte shumë për të diskutuar me Melon, që herë pas herë tregonte një besim të tepruar, duke mos pasuar në shumë raste të rrezikshme për shokët e ekipit. Por lojtari shfaqësohej për ato momente, për të mos e marrë përgjegjësinë mbi shpatulla. /Sport Ekspres/