Boksieri shqiptar ndeshet për titull bote, Seferi e bën edhe kundërshtarin me shqiponjë

Seferi Seferi njihet si një nga boksierët shqiptarë jo vetëm më të suksesshëm, por njëkohësisht edhe më guximtarët. Nëse shohim pak pas në historinë e këtij “luftëtari”, gjithmonë ka zgjedhur më të mirët në këtë fushë të sportit, për të provuar gjithçka.

Nuk mund të harrohet ajo përballje ndaj ish-kampionit të botës, Tyson Furyt, me këtë të fundit që ishte makthi i çdo rivali, apo ndaj emrave si Manuel Charr dhe Firat Arslan. Sefer Seferi është edhe vëllai i Nuri Seferit, një tjetër krenarie të pastër shqiptare, që kanë ngritur lart flamurin tonë në arenën e boksit.

Në datën 21 shtator në Johanesburg, Afrikën e Jugut, për titullin e botës IBO në Cruiserwight, do të ketë një përballje të Sefer Seferit ndaj kampionit aktual, Kevin Lerena. Madje edhe ky i fundit e ka bërë shqiponjën gjatë konferencës së sotme, si një dëshirë kjo e boksierit shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *