“Boksieri” Groskrojc pushohet nga puna

0

Na ishte një herë një kampion bote…

Një histori për të ardhur keq ajo e mbrojtësit gjerman Kevin Groskrojc, i cili me sa duket nuk është fort në rregull nga trutë dhe nuk e di sa me fat ka qenë në jetë.

28-vjeëari shpërtheu te Dortmundi, u bë kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, por gjithnjë në telashe për sjelljen e tij aspak profesioniste.

Në 2014 u kap duke urinuar në një hotel, më pas goditi një tifoz, më pas iku në Turqi dhe nuk stërvitej fare, duke u pushuar nga puna te Gallatasaraj pa debutuar fare.

U duk se tashmë gjeti qetësi te Shtutgarti, por jo: para pak ditësh Groskrojc u përfshi në një sherr me një grup të rinjsh dhe mori një plagë të madhe në kokë.

Në Gjermani nuk durojnë rrugaçëri të tilla dhe Shtutgarti nuk e ka falur: Kevin, je i pushuar nga puna!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here