Boksieri fiton titullin dhe më pas merr një… “PO”

Normalisht që vera është e mbushur me shumë aktivitete të ndryshme sportive, pasi edhe publiku është interesuar që të ketë disa orë ndryshe gjatë pushimeve. Dje, në Itali ishte programuar një ndeshje boksi mes David Festozi, ish-kampion i peshave të lehta në Itali dhe Milanin Saviç.

Më shumë sesa ndeshja vëmendje ka marrë veprimi që Festozi bëri në përfundim të ndeshjes, pasi ai u shpall fitues i kësaj ndeshjeje. Boksieri i lindur në Napoli, por banues në Padova ka ftuar dhe të dashurën e tij për të festuar në ring, por pak minuta më pas ai ka marrë unazën nga një prej ndihmësve të tij dhe i ka propozuar për martesë vajzës së quajtur Kimberli.

Nuk kishte si të mos përfundonte me fund të lumtur kjo histori, me bukuroshen që i ka kthyer përgjigje pozitive Festozit. Ja që dhe boksierët dinë të jenë romantikë dhe jo vetëm të japin grushte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *