“Boksierët” e së Parës dhe moshave, pezullime pafund

0

Fundjava ka pasur goxha ndeshje me tension, teksa në takimin Vora-Shënkolli kishte sherr në fushën e blertë mes futbollistëve. Tre lojtarë të miqve janë pezulluar, kurse një nga vendasit e ka pësuar, ashtu sikurse ka dënim të fushës së Vorës për dy ndeshjes.

Edhe në Krujë në ndeshjen Kastrioti-Kukësi U19 ka pasur probleme dhe janë disa lojtarë të pezulluar. Nuk kanë shpëtuar as te Veleçiku, Burreli e Besëlidhja, klube të cilave u është pezulluar nga një futbollist.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
KF “Veleçiku”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Zyrtari i KF “Veleçiku”, Zeqir Dukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

Lojtari i KF “Veleciku”, Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Burreli”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Lojtari i KF “Besëlidhjes”, Issiaga Camara, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Erzeni”, Jurgen Goxha, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Lojtari i KF “Vora”, Akil Dimo, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dhe si insiator i dhunës në ndeshjen Vora -Shënkolli, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Shënkolli”,Rinev Danaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dhe si insiator i dhunës në ndeshjen Vora -Shënkolli, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Shënkolli”,Ervis Dedaj , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari I KF “Shënkolli”,Bledi Zefi , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Besa”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës , do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF “Tërbuni”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohen me gjobë me vlerë 100.000 (njëqindmijë) lek . Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

Lojtari i KF “Naftëtari”,Egland Lamaj , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Skrapari”, Azis Pepa , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Maliqi”, Gëzim Marjanaku, për prostesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

Urdhërohet riluajtja e ndeshjes së femrave midis FC Term dhe KF Apollonia Femra, në bazë të nenit 86 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike të Aktivitetit për Futbollin e Femrave;

Lojtari i KF “Partizani” U-19 , Stefano Llalla, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Akademia” U-19, Xhoi Hajderaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Saba Sallaku , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Ervis Patarria, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Kukësi” U-19 ,Enis Jakupi , për sjellje jo sportive, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Kleandro Demerxhiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Kastrioti” U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjesive, hyrjen e personave të autorizuar në fushën e lojës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3/b të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

KF “Kukësi” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hyrë në fushën e lojës persona të pa autorizuar dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë me vlerë 1.000.000 (një milion) lek. Në aplikim të Nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

Zyrtari i SSH “Pepa” U-17, Meridian Kacollja, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të protestave ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.