Boksierët e Këlcyrës lirohen, Disiplina shtyn vendimin

Detyrim paraqitjeje, kaq është për momentin masa e marrë ndaj tre futbollistëve të Këlcyrës, Emiljano Kamberaj, Meleq Xhakollari dhe Andi Hina. Këta të tre ishin ndër protagonistët e dhunës së frikshme ndaj arbitrit Alvi Paço fundjavën e shkuar në Përmet dhe u arrestuan menjëherë pas ndeshjes.

Pas lirimit, 3 futbollistët u pritën mes brohoritjeve nga të afërm dhe tifozë të Këlcyrës, që prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës.

Ndërkaq, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të shtyjë për ditën e premte vendimmarrjen disiplinore për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e Kategorisë së Dytë të javës së kaluar, Përmeti-Këlcyra. Komisioni po vazhdon vëzhgimin dhe vlerësimin e pamjeve filmike të reja, por edhe informacioneve të mbledhura nga inspektorët për këtë incident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *