Bojkot te Turbina, Hasanbelli: Situata nuk motivon, por ta mundim Pogradecin

Turbina po kalon një moment jo të mirë në aspektin financiar, çka ka detyruar futbollistët të bojkotojnë stërvitjen. Ata presin të paguhen nga Bashkia e Cërrikut dhe një premtim i bërë për t’u shlyer pas ndeshjes me Elbasanin. Ende asnjë qindarkë për lojtarët, që po luftojnë të sigurojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Klevis Hasanbelli, portieri i rikthyer në janar te Turbina në formë huazimi prej Laçit, komenton situatën në klubin cërrikas. “Ende ne nuk jemi paguar, edhe pse na u premtua që do të na jepeshin pagat në rast fitoreje me Elbasanin. Duke qenë se edhe sot ato nuk na janë dhënë, na kanë detyruar që të mos dalim në stërvitje, pasi është një situatë që nuk të motivon për vazhdimësinë”.

Më tej portieri flet për ndeshjen e radhës me Pogradecin: “Me Pogradecin është ndeshje vendimtare për mbijetesën e Turbinës. Deri atëherë do të ishte mirë që pagat të jenë dhënë, pasi motivimi i skuadrës është ulur shumë. Gjithsesi, mendoj se të gjithë lojtarët do të tregohen profesionistë e do bëjnë më të mirën për Turbinën”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *