Bojkot dhe ndryshim i Champions League, çfarë po mendon Anjeli?

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, iu ka dorëzuar një letër të gjitha klubeve që bëjnë pjesë në Organizatën e Klubeve Europiane, ku ka shtruar planet e tij për një Ligë Kontinentale, e cila do të kishte rënie dhe ngjitje nga Kategoria edhe në Champions League, duke filluar nga viti 2024 e në vazhdim.

Pasqyrimi i kësaj ideje ka qenë një lëkundje shumë e madhe për organizimin e Champions League, që nuk ka ndryshuar aspak që nga viti 1992. Letra e Anjelit, shpërndarë 232 klubeve anëtare, nënvizon dëshirën për:

– Më shumë futboll ndërkombëtar, çka është pozitive për të gjithë
– Një sistem i bazuar në modelin europian, me kampionate me ngjitje dhe zbritje nga kategoria, me mundësinë për t’u rritur nga brenda.
– Zbatim i kujdesshëm i sistemit të ngjitjeve dhe zbritjeve nga kategoria
– Ndeshje ndërkombëtare me cilësi të lartë sportive dhe ambient kompetitiv në çdo nivel.
– Platformë gjithëpërfshirëse për të gjitha klubet, bazuar në meritokraci sportive, jo privilegje historike.
– Përpjekje maksimale për të ruajtur marrëdhënie korrekte me kampionatet vendore.
– Kompeticion të hapur për të gjithë – mbajtje gjallë e ëndrrës
– Largpamësi dhe planifikim afatgjatë, pa u futur në konflikt me federatat dhe duke ruajtur një ekuilibër optimal.

Gjithashtu, Anjeli i ka kërkuar anëtarëve të ECA (Organizata e Klubeve Europiane) që të bojkotojnë takimin që do të bëhej nga Ligat Europiane në Madrid në muajin maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *