Bogdani zbulon listën e Shqipërisë U-19, dy miqësore ndaj Gjeorgjisë

Erjon Bogdani ka prezantuar sot listën e Shqipërisë U-19, që më datë 30 dhe 1 gusht do të luajë dy ndeshje miqësore në Fier (ora 17.00), kundër Gjeorgjisë.

Prej muajsh trajneri i kombëtares sonë ka kryer një punë të jashtëzakonshme së bashku me stafin e tij dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, për të evidentuar dhe grumbulluar talentet që luajnë jashtë Shqipërisë, sidomos në Itali, ku breza të rinj shumë të talentuar po rriten.

Kështu, në listë është Marash Kumbulla, mbrojtësi i cili tashmë është pjesë e Veronës në Serinë A, edhe pse vetëm 17 vjeç. Ai konsiderohet si ylli i Shqipërisë U-17, por ka edhe shumë emra të tjerë, më pak të njohur, që mund të na befasojnë, ndaj miqësoret kundër Gjeorgjisë përbëjnë shumë interes.

Në listë është edhe mesfushori Armand Rada, në pronësi të Interit, apo Erald Lakti, mesfushor i Fiorentinës.

Ka shumë futbollistë nga Italia dhe Greqia, por ka edhe disa talente nga kampionati shqiptar, duke nisur nga dy portierët, Qirko e Shala, pjesë e ekipit të parë në Vlorë e Durrës.

Kombëtarja U-19 Meshkuj

Grumbullimi nis në datë 20 Gusht 2017 – 01 Shtator 2017.

Në datë 30 gusht, ora 17.00 do të luhet ndeshja miqësore

Shqiperi – Gjeorgji, në stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier.

Dhe po kundër Gjeorgjisë, por më datë 1 shtator do të luhet, po në Fier edhe ndeshja e dytë miqësore me Gjeorgjinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *