Bogdani u flet në Itali për Kumbullën: I ka djegur etapat, meritat janë për Juriç

Marash Kumbulla ka qenë një nga surprizat më të bukura në Seria A. Madje diskutimi ka shkuar aqsa mbrojtësi shqiptar të krahasohet me De Ligt.

Por nga doli ky futbollist i një niveli të tillë dhe vetëm 19-vjeç? Verona e kishte prej kohësh tek të rinjtë, por zgjodhi momentin e duhur për t’i besuar. Në një intervistë për mediat në Itali, ka folur edhe legjenda e Shqipërisë. Bëhet fjalë për Erjon Bogdanin që nuk mund të lërë pa kometuar Veronën e këtij sezoni.

“Kumbullën e shihni se çfarë të ardhme që ka. I ka djegur të gjitha etapat. Meritat i takojnë edhe trajnerit Juric që i besoi nga dita e parë. Verona më pëlqen në tërësi. Përveç Kumbullës dhe Rrahmanit, janë Veloso dhe Amrabat si forca e ekipit. E ka zemrën për të shpëtuar”, ka thënë Bogdani. /Sport Ekspres/