Bogdani: Rada luan çdo ndeshje, tek të rinjtë e Interit ka lojtarë të blerë 10-12 milionë euro

Trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Wake Up” në Top-Channel, ku ka folur për tema ta ndryshme, por mjaft interesante ka qenë një deklaratë për Armand Radën, futbollist që me sa duket Bogdani e vlerëson jashtëzakonisht, aq sa e tepron me elozhet, duke gabuar statistikat, pasi Rada ka luajtur 11 ndeshje në 22 që ka luajtur Interi i të rinjve në kampionat.

Nëse duhet të përmend një talent nga Shqipëria U-19, ai është Armand Rada, i cili luan ndeshje për ndeshje me Interin Primavera, ekipi i të rinjve, që është ekip shumë i mirë, që ka luajtur edhe në Youth League, kryeson kampionatin italian dhe ka edhe lojtarë që janë blerë me shifra 10-12 milionë euro. Rada është lojtar me perspektivë, që premton, dhe e ka vetë në dorë nëse do të bëjë karrierë”.

Edhe shifrat janë paksa të fryra, sepse tek Interi Primavera vetëm një futbollist, sulmuesi Fakundo Kolidio, është blerë nga Boka Zhuniors për 7 milionë euro, ndërsa askush tjetër nuk i ka kaluar 2 milionë eurot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *