Bogdani e shpërfilli, shqiptari dhuron spektakël te Milani!

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë ka zhgënjyer duke e mbyllur me një humbje të turpshme 7-1 ndaj Norvegjisë, turin kualifikues për në Elite Round sa i përket Europianit të kësaj kategorie moshash… Erjon Bogdani, trajneri i kësaj përfaqësuese, i ka ditët e numëruara dhe vetëm ndonjë surprizë mund të sjellë konfirmimin e tij, pasi presidenti Duka foli qartë. Nën akuzë për faktin që kishte djem të talentuar dhe nuk mori më të mirën e tyre, por tri humbje (një gol i shënuar në 270 minuta).

Jo vetëm kaq, por nën akuzë edhe për disa zgjedhje. Mes tyre, ajo e talentit shqiptar të Milanit, Ismet Sinani, një çështje e prekur edhe nga gazeta jonë, që madje arriti të kontakte me futbollistin e lindur në Itali dhe që dëshiron fanellën e Shqipërisë. Ai mbeti i zhgënjyer nga mungesa e ftesës nga Bogdani, teksa madje arriti të thoshte dhe se “ndoshta nuk vij më me Shqipërinë!”.

Mungesa në listën U-19, talenti i Milanit: Ndoshta nuk vij më!

Pas golit të shënuar përpara gati 3 javësh, sot ai ka qenë protagonist në fitoren e Primaverës së Milanit ndaj Xhenoas (2-1). Dy asiste për Sinanin, që ka mahnitur edhe Gatuzon, i cili beson te ai. Ndërkohë, Bogdani, i pyetur nga “Sport Ekspres”, do ta shpjegonte kështu mosthirrjen e tij: “Sinani duhet të mërzitet me veten e vet, sepse ka shumë lojtarë që janë mërzitur si ai në lidhje me grumbullimin e kombëtares. Për fat të keq, nuk mund të regjistroj më shumë se dy 20 lojtarë në listat e UEFA-s. Sinani është provuar më parë te Shqipëria, ka luajtur në formacion edhe në turneun që kemi luajtur në Itali. Tani ai u fut 15 minuta në ndeshjen e fundit me Milanit dhe shënoi në fundin e takimit, por realisht ai ka luajtur vetëm 40 minuta me Milanin dhe ka 8 muaj që nuk ka luajtur fare”.

Lexoni deklaratën e plotë:

Bogdani sqaron: Zgjedhje teknike, Sinani ka luajtur shumë pak te Milani

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *