Bobo Vieri “gjen” fajtorin që e bëri të humbasë skudeton…e 5 majit

Ai është gjithmonë i sinqertë. Bëhet fjalë për Bobo Vierin, ish-sulmuesin e Interit, i cili nuk heziton të flasë për ekipin nga Milano dhe të shkuarën atje sa herë e pyesin. Ai gjithashtu, përveç së kaluarës, një sy e mban edhe nga e tashmja e zikaltërve. Vieri ishte i ftuar në një emision, në Itali, ku u pyet për situatën në kampin zikaltër.

Simeone? Më mirë që nuk po e shoh tani. Më 5 maj, më bëri të humbas skudeton. Ikardi? çdo vit ai shënon mbi 25 gola dhe ne duhet të paguajmë atë  10-12 milion euro në sezon. Sa i përket VAR, unë nuk kuptoj një gjë. Si ka mundësi që nga dhoma i thuhet arbitrit që është episod i dyshimtë dhe ai nuk e ndalon lojën për ta parë vetë”, u shpreh ish-bomberi italian.

Vieri ka qenë lojtar i Interit gjatë sezoneve 1999-2005. Ai ka luajtur 143 ndeshje me fanellën zikaltër dhe ka shënuar 103 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *