Boateng “snobon” Mesin, ganezi tregon lojtarin më të mirë që ka luajtur

Kevin Princ Boateng i shtangu të gjithë janarin e këtij viti, teksa kaloi nga Sasuolo te Barcelona. Një zgjedhje e çuditshme, si nga ana e klubit blaugrana, por edhe nga ana e ganezit, i cili ishte në dijeni për faktin se do të ishte një alternativë në “Camp Nou”.

Pavarëisht se minutat në fushë për të janë të pakta, Boateng di si të bëhet protagonist dhe të vjedhë vëmendjen. Në një emision që po bënte klubi i Barcelonës, sulmuesi është pyetur se kush është lojtari më i mirë që ka luajtur në krah.

Përgjigja që pritej ishte padyshim Leo Mesi, por Boateng nuk mendoi diçka të tillë. 31-vjeçari u përgjigj shkurt dhe qartë, duke thënë vetëm: “Zlatan Ibrahimoviç!” Kujtojmë, ganezi ka luajtur me Ibran te Milani disa vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *