Boateng mungon 1 muaj

0

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë, Zherom Boateng, u detyrua të linte ndeshjen me Francën në gjysmëfinalen e Evropianit 2016 për shkak dëmtimi. Ai mori një goditje në muskulin auktor të kofshës. Sipas asaj që zbulon portali gjerman “Sport1”, shtatlarti i Bajernit do të mungojë rreth gjashtë javë. Ai ka pasur një këputje të vogël muskulore. Fillimi i kampionatit është i arritshëm për të, por ndeshja e Superkupës së Gjermanisë me Dortmundin jo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here