“Boateng i pakënaqur? Të largohet, vitin tjetër do vuajë edhe më shumë!”

0

Zherom Boateng ishte pranë largimit në merkaton e janarit, por PSG nuk gjeti akordin financiar me Bajern Mynih. Megjithatë, mbrojtësi mund të largohet nga ekipi bavarez.

30-vjeçari shprehu pakënaqësinë e tij për hapësirat e pakta që i ka rezervuar trajneri Kovaç, i cili ka preferuar dyshen Humels-Shule. Reagimi nuk i ka pëlqyer Uli Hënësit dhe presidenti i ka treguar derën.

Në prononcimin e dhënë për “TV channel Sport1”, Hënes e këshillon Boatengun që të gjejë një ekip të ri, pasi viti tjetër do të jetë edhe më i vështirë.

Do të jetë edhe më i acaruar vitin tjetër, nëse qëndron këtu. Boateng nuk është një lojtar për pankinë. Nuk e përballon dot. Kështu ka ndodhur javët e fundit dhe është më mirë që të largohet. Ai ka dhënë shumë për ne, por në qendër të mbrojtjes kemi Humels, Shule, Pavard dhe Hernandez”, përfundon kreu i klubit më të madh në Gjermani.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.