Boateng-Humels dhe transferimi i Odoit, të fundit nga kampi i Bajernit

Bajerni i Mynihut do të diskutojë gjysmëfinalet e kupës së Gjermanisë me Verder Bremenin e Rashicës. Në ndeshjen e fundit çerekfinale në këtë kompeticion ndaj Heidenheimit, Niklas Shyle “u skuq” për herë të parë në karrierë. 23-vjeçari u ndëshkua që në minutën e 13-të me karton të kuq nga gjyqtari.

Ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme gjysmëfinale ndaj Verderit. Kështu në qendër të mbrojtjes pritet të jetë dyshja Boateng-Humels. Dy mbrojtësit i kemi parë pak të luajnë bashkë në këtë sezon, pasi Kovaç ka preferuar Shyle dhe njërin prej tyre.

Sipas “AZ” kjo do të jetë ndeshja e fundit që do t’i shohim bashkë dy shtyllat e mbrojtjes. Njëri prej tyre është gati e sigurt që do të largohet në fund të sezonit. Kovaç pëlqen forcën dhe rininë e Shyles dhe asnjëri nga Humels apo Boateng nuk dëshiron të ngrohë stolin.
ÇËSHTJA HADSON-ODOI – Kallum Hadson-Odoi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të Çelsit, e cila përfundoi në barazim 2-2 ndaj Bërnlej. Anglezi doli nga fusha e lojës pa u mbyllur pjesa e parë. Ekzaminimet treguan se 18-vjeçari ka këputur tendinën e Akilit.

DëmtimI do i kushtojë 18-vjeçarit të paktën 7 muaj kohë për t’u rikthyer në fushën e gjelbërt. Sipas mediave angleze, ky dëmtim ka frenuar Bajernin e Mynihut, që po e kërkonte me ngulm lojtarin. Gjermanët ishin gati të ofronin deri në 50 milionë euro për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *