Boateng: E kuptoj vendimin e trajnerit, por dëshiroja një lamtumirë tjetër

0

Më shumë se dhjetë vite pas debutimit në kombëtaren gjermane, mbrojtësi i Bajernit, Zherom Botaeng, mori ditën e sotme një lajm të papritur. Trajneri Joakim Lëv i tha se ai s’do të jetë më pjesë e përfaqësues që ai drejton.

Me anë të një postimi në “instagram”, qendërmbrojtësi i Bajernit shpjegoi se e kupton vendimin e trajnerit për t’i hapur rrugë brezit të ri, por do të dëshironte që lamtumira midis tij dhe kombëtares të ishte ndryshe.

DEKLARATA E BOATENG

Ditën e sotme trajneri i kombëtares Joakim Lëv më tha në bisedë të sinqertë se nuk do të jem më pjesë e përfaqësueses gjermane. Ai dëshiron t’u japë një shans emrave të rinj për t’u bërë gati për turnetë e radhës.

Jam i trishtuar nga ky lajm pasi ka qenë ndjesia më e bukur për mua që të përfaqësoj vendin tim. Gjithsesi, unë e respektoj këtë drejtim që po merr kombëtarja dhe e kuptoj vendimin e trajnerit.

Kam qenë i ri vetë dhe më është dashur që lojtarët më të mëdhenj në moshë të më linin hapsira. Personalisht jam i bindur se mund të vazhdoj të luaj në nivelet më të larta dhe do ta bëj këtë në vitet e ardhshme

Do të kujtoj gjithmonë me shumë kënaqësi momentet që kam kaluar te kombëtarja gjermane. Kam qenë gjithmonë pafundësisht krenar kur kam veshur fanellën e kombëtares dhe veçanërisht kurrë s’do ta harroj atë verë të vitit 2014-ës. Gjithsesi dëshiroja një lamtumirë tjetër për ne.

I uroj fat skuadrës në të ardhmen!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.