Boateng drejt largimit, e presin në Francë

Zherom Boateng mund të largohet nga Bajerni. Ky është lajmi më i fundit që raportohet nga “Sky Sport Germany”. Mbrojtësi i cili aktivizohet dhe me përfaqësuesen e Gjermanisë mund të transferohet në Francë dhe duket se marrëveshja është drejt fundit.

Bëhet me dije se drejtuesit e PSG-së dhe ata të Bajernit janë në negociata dhe akordi për transferimin e 29-vjeçarit është arritur, pasi mbeten vetëm detajet e fundit për t’u saktësuar.

Ky operacion mund të shkojë deri në 50-60 milion euro. Marrëveshja pritet që të mbyllet brenda kësaj jave, pasi kanë mbetur për t’u konkretizuar dhe detajet e fundit.

Kujtojmë që Boateng u transferua tek Bajernin në vitin 2011 nga skuadra e Mançester Sitit. Një nga dëshirat e teknikut Tukel ishte dhe Leonardo Bonuçi, por interesimi i Juventusit duket se i ka shtyrë francezët që të mos presin pafundësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *