Boateng do shiritin e kapitenit

0

Mbrojtësi Zherom Boateng, me largimin e Bastian Shvajnshtaigerit nga “pancerat”, shfrytëzoi një intervistë në “Bild” për të rishfaqur veten si një alternativë. “Për mua është një nder të jem kapiten i kombëtares. Sigurisht që do të isha i përgatitur. Ky është një pozicion i rëndësishëm. Përfaqëson vendin tënd, ke përgjegjësi”, – tha Boateng. Kandidatët, faktikisht, nuk mungojnë. Bashkë me të, edhe Manuel Nojer, Sami Khedira, Mats Humels dhe Toni Kros kanë shanse për të pasuar 32-vjeçarin Shvajnshtaiger.

“Skuadra jonë kombëtare ka disa lojtarë të fortë për të marrë shiritin. Një shef të vetëm nuk kemi. Jogi Lëv padyshim që do të marrë vendimin e duhur se kush duhet të jetë kapiteni i ardhshëm”, – shtoi shtatlarti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here