Blloku, flet si trajner: Kamza ka rritje

0

 

 

Emrin e futbollistit, Albjon Bllokut, prej më shumë se dhjetë vitesh te skuadra e Kamzës, jemi mësuar ta shohim, si zakonisht në 11-shen bazë të skuadrës, por në ndeshjen ndaj Teutës, për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, për kupë, futbollisti nga kryeqyteti ka qenë në rolin e trajnerit të skuadrës. Trajneri i parë i skuadrës, Ylber Zani, në ditën e zhvillimit të ndeshjes festoi 47 vjetorin. Kryeqytetasi në fillim të prononcimit të tij, i uron, trajnerit Zani, ditëlindjen dhe më pas i bën një analizë ndeshjes së humbur me durrsakët, ku këtë herë ndryshe nga sfidat e mëparshme, kryeqytetasi flet si trajner. “Ishte një eksperiencë e re për mua, por e bukur. Është momenti që të gjithë së bashku të japim kontributin tonë në arritjen e rezultateve pozitive. Është diçka ndryshe, kur je në rolin e trajnerit, kur e krahason veten si lojtar”. Duke folur më tej për lojën e skuadrës së tij ndaj Teutës, kryeqytetasi Blloku, pohon se skuadra e tij në përgjithësi ka funksionuar mirë, pavarësisht disa mangësive të konstatuara, por që janë të riparueshme. “Skuadra në përgjithësi ka funksionuar mirë me disa gabime që duhet të riparojmë në ndeshjen e nesërme për kampionat ndaj Besëlidhjes. Gjithsesi, skuadra jonë pavarësisht nivelit dhe gjëndjes që ka skuadra durrsake aktualisht, arriti të prodhojë lojë duke krijuar raste të pastra për shënim. Kam besim që skuadra shpejt do të shënoj rezultate pozitive, duke filluar qysh këtë javë ndaj lezhjanëve“, e mbyll komentin e tij, futbollisti i njohur i skuadrës së Kamzës, Albin Blloku që në ndeshjen e së mërkurës, për kupë, ndaj Teutës ka qenë në rolin e trajnerit

 

 

Nderim GOCI

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image