“Bllokojmë bastet, për t’i çuar paratë jashtë Shqipërie?”

Tema e ditës, për fat të keq, kur bëhet fjalë për sportin nuk është kriza e kombëtares shqiptare, por urdhri i kryeministrit Edi Rama për mbylljen e tregut të basteve dhe heqjen e menjëhershme të gjithë reklamave për bastet sportive, pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë ligj.

Në Procesin Sportiv në Top Channel është diskutuar gjerësisht për këtë çështje dhe profesor Përparim Kabo i ka bërë një përmbledhje të shkurtër asaj që po ndodh dhe asaj që nuk shkon në këtë histori.

“Reali i Madridit është 13 herë kampion Europe dhe ka një kompani bastesh në fanellë. Nuk mund të merren masa ekstreme, brenda ditës, duke thënë se do të mbyllen kompanitë e basteve. Problemi në këtë rast është se paratë e shqiptarëve do të shkojnë jashtë vendit, sepse do të luhen direkt nga kartat e kreditit.

“Në vend që të thuhet se do mbyllen bastet, duhen marrë masa për të disiplinuar tregun, duke mbajtur larg minorenët, duke mos i lejuar t’u afrohen shkollave apo institucioneve fetare e kështu me radhë.Por, nuk mund të flitet për masa ekstreme, sepse në të kundërt rrezikon të bëhesh qesharak”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *