Blick zgjedh më të dobëtit, dy shqiptarë mes tyre

Grasshopers është mposhtur këtë fundjavë dhe në fushë nga minuta e parë për ekipin zviceran ishin edhe mbrojtësit Bujar Lika dhe Arlind Ajeti. I pari luajti 82 minuta, kurse tjetri deri në fund. Për qendërmbrojtësin gjërat nuk kanë shkuar mirë.

Prestigjiozja “Blick” e ka përfshirë mbrojtësin e kombëtares në formacionin më të dobët dhe në “Flop Team” ai nuk është i vetmi shqiptar. Grasshoper u mund në shtëpi nga Lucerna me rezultatin 2-3, ndërkohë që edhe Zyrihu është thyer nga Bazeli 2-0.

Lojtari i shënjestruar ka qenë Mirlind Kryeziu. Në mbrojtjen me tre lojtarë i riu ka vuajtur dhe është përfshirë në formacionin më të dobët të javës. Ai ka luajtur vetëm 45 minuta, ndërkohë që skuadra e tij kishte pësuar një gol nga Albian Ajeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *