Blerjet e Hazard dhe Joviç, ja kur prezantohen galaktikët e rinj!

0

Reali i Madridit, ashtu siç pritej e ka nisur me këmbën në gaz këtë merkato, teksa ka nënshkruar me Eder Miliataon, Luka Joviç dhe Eden Hazard.

Pikërisht dyshja Hazard-Joviç janë edhe blerjet më të bujshme dhe me interes pritet dhe prezantimi i tyre. Mediat spanjolle kanë bërë me dije edhe se kur do të prezantohen dy galaktikët e rinj të Realit.

Ditën e nesërme, rreth orës 13:00, në “Santiago Bernabeu” pritet të prezantohet Luka Joviç, ndërsa Hazard do ta bëjë diçka të tillë mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:00.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.