Blerja më e volitshme e sezonit, sulmuesi i Ajaksit s’ka konkurrencë

Me mijëra lojtarë transferohen gjatë merkatos së verës. Një pjesë e madhe nuk justifikojnë paratë e shpenzuara, të tjerë zhvillojnë sezone mesatare, por ka dhe raste më të rralla që i kalojnë pritshmëritë.

Një ndër transferimet më të goditura të merkatos së verës së kaluar është padyshim sulmuesi i Ajaksit, Dushan Tadiç. Shifrat e 30-vjeçarit janë jashtëzakonshme. Në 50 ndeshje të zhvilluar deri më tani në Ajaksin e Amsterdamit, mëngjarashi ka regjistruar 34 gola dhe 21 asiste. E thënë ndryshe në çdo ndeshje te Ajaksit, futbollisti serb e ka të garantuar një gol ose asist.

Trajneri Erik Ten Hag ka gjetur sulmuesin ideal te Tadiç, me të cilin ka eksperimentuar në shumë raste duke e vendosur si qendërsulmues, 9-sh fals, ose në secilin krah të sulmit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=gPUYw1XKvTk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *