Blerja më e shtrenjtë në histori, Ulvs investon te goleadori meksikan

0

Ulvs do të bëjë në fund të sezonit blerjen më të shtrenjtë në historinë e saj. Ekipi i Premier Ligës mori në verë Luis Himenez në huazim më të drejtë blerje nga Benfika. Meksikani u përshtat shpejt me ekipin e ri dhe futbollin në ishull. Ai po zhvillon një sezon fantastik dhe deri më tani ka shënuar 15 gola në total dhe ka dhuruar 7 asiste.

“Ujqërit” kanë ushtruar të drejtën e blerjes dhe do të paguajnë 38 milionë euro në arkat e “Shqiponjave të Lisbonës” në fund të sezonit, duke regjistruar kështu blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit 142-vjeçar. Kevin Teluell, drejtori sportiv i klubit, nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin 27-vjeçar.

Impakti i Raulit me ne ka qenë fantastik dhe jemi të lumtur që ai do të jetë pjesë e jona edhe për shumë vite. Ai ka shënuar, ka dhuruar asiste dhe ka bërë performanca shumë të mira. Golat e tij kanë qenë thelbësore për sezonin tonë. Të shohim përpara me shpresën që Raul do të japë një kontribut edhe më të madh gjatë këtij fundi emocionues të sezonit”.

Ulvs renditet në vendin e shtatë në renditje me 47 pikë dhe të dielën do të përballet me Uotfordin për një vend në finalen e madhe të “FA Cup”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.