Kampioni i botës është i bindur: Do e trashëgojmë zakonin e Bajernit

0

Bajerni duket se e ka nisur mbarë sezonin e ri. Skuadra e Niko Kovaç ka zhvilluar dy ndeshje të mira ndaj Arsenalit dhe Realit. Me anglezët rezultati nuk i mbështeti ata, por sfida në përgjithësi kishte nuanca të theksuara pozitive. Me Realin ishte një ndeshje e realizuar në të gjitha aspektet.
Ekipi duket se këtë vit po kthehet më solid se ç’ishte. Kështu mendon edhe Benxhamin Pavard. Francezi i ardhur nga Shtutgarti duket se i ka mësuar shpejt parimet e një klubi si kampionët e Gjermanisë. Ka besim se këtë sezon do arrijnë të trashëgojnë atë që i “lanë të parët”.

“Bajerni është një klub shumë i madh. Dihet tashmë se zakoni apo tradita e tyre prej shumë dekadash, është të fitojnë tituj çdo vit. Kam shumë besim se do vazhdojmë ta bëjmë edhe ne. Ekziston një atmosferë shumë e ngrohtë në klub. Në fushë gëzojmë të gjithë. Bashkë do bëjmë maksimumin”, përfundoi kampioni i botës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.